Rreth Nesh
559
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-559,bridge-core-2.3.5,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,hide_top_bar_on_mobile_header,qode-content-sidebar-responsive,qode-child-theme-ver-1.0.0,qode-theme-ver-22.1,qode-theme-bridge,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.2.0,vc_responsive
 

Rreth Nesh

Kush jemi Ne

Senka shpk ka filluar aktivitetin në vitin 1994 si biznes familjar dhe pergjatë kesaj periudhe  kemi punuar me përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave tona, te cilat kane ne thelb sigurine, cilësine, etiken, integritetin.

Shoqëria jonë ka përmbyllur me sukses kontrata të natyrave të ndryshme, duke u përqendruar në fushën e ndërtimit dhe të infrastrukturës. Targeti i shoqërisë sonë është ekselenca operacionale e punës kundrejt klientit, fitimi i besimit dhe përgjegjësia sociale, ekonomike dhe ambientaliste.

 

Shoqëria Senka ka në pronësi të saj më shumë se 50 mekanizma, mjete dhe makineri, të cilat bëjnë të mundur realizimin me sukses të projekteve në fushën e ndërtimit dhe mirëmbajtjes. Për më tepër se dy dekada, ne kemi zgjeruar kufijtë e performancës sonë, duke u zhvilluar si ne aspektin profesional, po ashtu dhe ne ate inovativ.

 

Diversiteti i projekteve të dorëzuara tek klientet është arritur nëpërmjet eksperiencës dhe teknologjisë së praktikuar nga profesionistë, që e kanë menaxhuar punën me eficencë maksimale.

Pse Ne

Dedikimi që kemi treguar nder vite duke realizuar cdo projekt me standarde te larta, ne perputhje me vlerat tona e duke ruajtur marredheniet me partneret e biznesit na ka mundësuar dallimin nga kompanitë e tjera.

 

Synimi yne eshte t’i sherbejme me efikasitet klienteve, ndaj ne bashkepunojme ngushte me njeri tjetrin duke ndertuar suksesin se bashku. Stafi yne prej mbi 150 personash monitoron dhe zhvillon cdo projekt me korrektësi maksimale, për të arritur rezultatet e deshiruara.

 

Menaxhimi i punëve tona reflekton më së miri respektin profesional që kemi dhe bashkëpunimet afatgjata. Portofoli kryesor i veprimtarive te SENKA sh.p.k konsiston në ndërtime rrugësh, urash, instalime elektrike, ndërtime ujësjellsash, kanalizime, etj.

 

Ne jemi kreativë, të përgjegjshëm dhe të devotshëm. Ne mësojmë dhe rritemi cdo ditë, për kënaqësinë e klientit tonë, duke aplikuar procese të vazhdueshme përmirësimi.